TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një intervistë për emisionin “Open”, Albert Veliu i njohur ndryshe si Babalja, tregoi se është kërcënuar disa herë, pas publikimit të audio përgjimit, ku ai pretendon se bisedon me Agron Xhafajn, vëllanë e ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ai tregoi një rast në Kukës teksa po drekonte me disa miqtë e tij dhe është ndjerë i kërcënuar.
“Kam patur kërcënime kur më arrestuan në Kukës. Isha nisur për të bërë shpenzimet e mia diku. Do bëja pazaret e mia do dilja për qejfin tim se une isha shtetas i lirë nuk isha në kërkim. Do vete ku të dua. Do ikja në Kukës, në Shkodër me miqtë e mij, do veja të haja një drekë. Në datën 18 do veja të haja një drekë do ikja ku të doja se jam shtetas i lirë. Nuk isha në kërkim, isha një dëshmimtar. Më kanë dalë 6 maska. Isha në një restorant në Kukës më kanë ardhur në kokë, pa uniformë policie. Targat angleze, gjermane, asnje targë shqiptare. Makina si të grabitura. Më kanë mbajtur 3 orë peng në Laç, në një rrugicë. Sa ka dalë tablua ime në parlament doli ajo thënia ime se mos kish dalëajo unë isha i vrarë.” u shpreh Veliu.
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/10/15/ku-je-se-do-te-te-shuaj-gjithe-familjen-flet-albert-veliu-si-me-kercenoi-agron-xhafaj/
http://www.tpz.al/2018/10/15/zeri-i-regjistruar-eshte-i-agron-xhafajt-albert-veliu-i-qendroj-deklarates-time-deri-ne-vdekje/