TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i vendit, Ilir Meta ka qenë sot për një vizitë ngushëlluese në familjen e major Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit në Letoni.
Gjate takimit me familjaret, Presidenti Meta shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e një ushtaraku shembullor e patriot.
Majori 39-vjeçar ndërroi jetë në spital, pa mundur t’u mbijetoje plagëve në shpërthimin e së hënës, ku u vra edhe 32- vjeçarja Zarife Hasanaj, në Letoni.
Klodian Tanushi ndodhej i shtruar në “RIGA EAST UNIVERSITY HOSPITAL”, në Letoni dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjendja shëndetësore e tij ishte e rënduar. Ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Major Klodian Tanushi ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Më 20 dhjetor 2018 ishte dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të grup batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontingjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.
Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forcës, “Medaljen e Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje “Shërbimi në mision jashtë vendi” si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.