TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mustafa Nano i ka bërë thirrje qeverisë dhe ndërkombëtarëve të mbysin dhunën e opozitës se “Unë e di, që apeli në mbrojtje të rendit e qetësisë publike shkon në favor të pushtetit.
Por kështu si po shkojnë punët, nuk bëhem më merak për këtë gjë. Nuk kam luksin për të jetuar me një merak të tillë. Askush nuk e ka më këtë luks.
Madje, me këtë rast po i bëj një apel qeverisë (edhe partnerëve të huaj që kanë ndikim e pushtet në Shqipëri): Është ok që merrni përsipër të mbroni të drejtën e dhjetra mijrave njerëzve për të protestuar, por në të njëjtën kohë duhet të merrni përsipër, mbi të gjitha, të mbroni të drejtën e qindra mijrave të, tjerëve për ditë jetuar në paqe në vendin e tyre” ka thene gazetari.
Një nga argumentat që ai ka dhënë për të mbërritur në këtë përfundim është ideja e tij se “…një kauzë e drejtë, e përfaqësuar nga njerëz të gabuar, është një kauzë e gabuar”.
Në realitet kjo qëndron, vetëm se me një ndryshim të vogël: kur PD ishte në pushtet, Nano predikonte se të gjitha qelbësirat duhej të bëheshin bashkë kundër tij.
Ndërsa sot ka optikë tjetër: kauza e çdo qelbësire është kauzë e gabuar. “Vetem budallenjtë nuk ndryshojnë mendim” thotë një thënie e vjetër./Lapsi.al