TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti Ervin Salianji në një prononcim për gazetarët para seancës gjyqësore të çështjes “Babalja”, tha se do të kallëzojë penalisht drejtuesit e Policisë së Shtetit.
“Atëherë sot siç e dini është seanca e parë gjyqësore për çështjen Xhafa siç quhet Babalja. Jam sot këtu në respekt të juve. Qytetarët janë lodhur nga një drejtësi që nuk bën drejtësi por bën padrejtësi dhe është vazhdimësi e çështjeve më të rënda.
Padiskutim, ashtu siç Rama ka disa njerëz që i paguajnë për çështje. Do bëj kallëzim për drejtuesit e policisë, të gjitha atyre që janë të përfshirë në këtë çështje. Kërkojnë dritë në fund të shtetit. Kërkojnë punësim dhe përballen me agresion.
Sot në orën 6 e gjysmë i bëj thirrje qytetarëve që të bashkohen me ne dhe të ndryshojë sistemin.
Kam qenë herë e parë, do jem përsëri. E ritheksoj që vëmendja të jetë te protesta. Janë të gjitha edhe datat. Prandaj e mbaj mendjen te protesta. Është thjesht propagandë, se ka precedent që gjyqtarja të jetë tërhequr në një çështje tjetër ku jam unë i kallëzuar."-Deklaroi Salianji.