AKTUALITET, 13 Maj 2019, 12:08

Kush janë deputetët që lënë mandatet dhe deputetët që i bashkohen PS-së

Kush janë deputetët që lënë mandatet dhe deputetët


Për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Partia Socialiste ka kandiduar në disa prej bashkive deputetë aktualë, të cilët do duhet të lënë mandatin në ditët në vijim.

Ata janë:

– Pjerin Ndreu – i zgjedhur deputet në Lezhë;

– Rakip Suli – i zgjedhur deputet në Tiranë;

– Flamur Golemi – i zgjedhur deputet në Gjirokastër;

– Nuri Belba – i zgjedhur deputet në Elbasan;

– Ilir Xhakolli – i zgjedhur deputet në Korçë.

Mandatet e lëna prej tyre, bazuar në listën shumëemërore të PS-së në zgjedhjet e 2017-ës pritet t’i marrin:

– Në qarkun e Lezhës mandatin e merr Fran Mataj, ish-drejtori i Portit të Shëngjinit.

– Në qarkun e Tiranës mandatin e merr Eljo Hysko, kreu i Forumit Rinor të Partisë Socialiste.

– Në qarkun e Gjrokastrës mandatin e merr Laert Duraj, sekretari për Emigracionin në PS.

– Në qarkun e Elbasanit mandatin e merr Florenc Spaho, fizioterapist i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe nënsekretar në degën e PS-së në Elbasan.

– Në qarkun e Korçës mandatin e merr Adriatik Konomi, aktualisht Prefekt i Korçës.