TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Shëndetësisë dhe saktësisht Dr. Rovena Daja e Institutit të Shëndetit Publik ka sqaruar rastin e 62- vjeçarit i cili vdiq sot tek Infektivi.
Daja pranon se 62- vjeçari ishte me COVID-19 por ishte asimptomatik dhe nuk ishte ky shkaku i vërtetë i vdekjes.
Po ashtu doktoresha sqaroi se i moshuari vuante nga pesë sëmundje por ajo që i mori jetën ishte ciroza hepatike e stadit të fundit.
"Një pacient 62-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i COVID19 dhe vuante nga ciroze hepatike, spok, insuficiencë e rendë kardiake, diabet, hipertension.
Shkaku i humbjes së jetës, sipas shërbimit infektiv, nuk është COVID19, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit.”- tha Rovena Daja.
Kjo do të thotë se viktimat në Shqipëri nga COVID-19 mbeten 33.