AKTUALITET, 2 Qershor 2020, 10:44

Po hidhte plehrat, bie aksidentalisht nga ura 25-vjeçarja, niset me urgjencë drejt Tiranës

Po hidhte plehrat, bie aksidentalisht nga ura 25-vjeçarja, niset me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mallunxë, në bashkinë Mat pasi një 25-vjeçare ka rënë nga ura dhe është plagosur rëndë.

Rreth orës 09.30, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Kumia e Tullave” fshati Mallunxë, Bashkia Mat, shtetasja F.T., 25 vjeç, ka renë aksidentalish nga ura duke hedhur plehrat.

E dëmtuara është dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.