TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmë vonë Richard Grenell dha dorëheqje prej pozitës që kishte në Departamentin e shtetit amerikan.
Këtë e bëri të ditur ai vet nëpërmjet rrjeteve sociale, duke thënë se presidenti i dhuroi një karrige apo kolltuk pasi tha se ai ishte sekretari i parë i kabinetit dhe kjo është një gjë e madhe.
“Sot unë zyrtarisht dhashë dorëheqje nga Departamenti i Shtetit. Dhe Presidenti Trump më beri një dhuratë largimi – Kryetarit tim të Kabinetit. Sekretarët e kabinetit “Duke vepruar” nuk marrin karrige, por Presidenti Trump donte që unë të kisha timen sepse, siç tha ai, “Ju jeni Sekretari i Parë i Kabinetit dhe është një çështje e madhe”.
Ka shkruar Grenell.
Por ai nuk dha dorëheqje edhe prej pozitës që tashmë i është dhënë për Kosovën.
Grenell vazhdon ta mbajë postin e të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi.
Këtë e ka konfirmuar për Express Dick Custin zëdhënësi i Grenellit. Në një përgjigje për Gazetën Express dhe T7 Custin ka thënë se shefi i tij do të vazhdojë të jete i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi.