AKTUALITET, 2 Qershor 2020, 10:28

Lëvizja Vetëvendosje mban sot peticion në sheshin “Nënë Tereza”: Duam zgjedhje!

Lëvizja Vetëvendosje mban sot peticion në sheshin


Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë një peticion sot në sheshin “Nënë Tereza” të Prishtinës në Kosovë për zgjedhje të reja.

Sot në 18:00 do të mblidhen firmat teksa nesër Kuvendi mban seancën e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re me mandatar nga LDK dhe kryeministër Avdullah Hotin.

Vetëvendosja kundërshtoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mosshkuarjen në zgjedhje të reja por formimin e një qeverie tjetër, duke e quajtur vendimin të padrejtë dhe gjyqtarët të kapur.

Sot mund të jetë dita e fundit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes në qeveri.