AKTUALITET, 28 Shkurt 2019, 10:30

Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë nga AH1N1, reagon shefja e Infektivit: Vaksinohuni

Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë nga AH1N1, reagon shefja e

Pas vdekjes së një gruaje shtatzënë dyshuar nga virusi AHN1 dhe një nga binjakëve e saj, shefja e departamentit të Infektivit në ISHP, Silva Bino u ka bërë apel grave shtatzëna dhe grupeve të riskut nga gripi që të vaksinohen.

Ajo ishte vetëm 36 vjeç, shtatëzanë dhe humbi jetën bashke me një nga binjaket e porsalindur. Mjekë gjinekologe, mjekë, infermiere, gratë shtatzëna përfshihen në grupet e riskut nga gripi.

Ju lutem vaksinohuni për të mbrojtur veten, për të mbrojtur bebin. Gripi pavarësisht që nuk ka rritje mbetet shqetësim, prandaj vaksinohuni.

Fruthi vazhdon të qarkulloje në vend dhe kush ka vonuar vaksinimin e fëmijës së tij apo nuk është vaksinuar të vaksinohet. Fruthi nuk kursen askënd dhe nuk ka moshë”- ka thënë Silva Bino.

Kujtojmë se 36 vejçarja shtatzënë me binjakë ka ndërruar jetë në Sanatoriumin e Tiranës.

Ajo ishte shtruar prej disa ditësh me simptomat e AH1N1 në Sanatorium dhe ka kryer lindje të parakohshme.