AKTUALITET, 28 Shkurt 2019, 10:24

DETAJE/ Ky është 16 vjeçari që vrau gjyshin e tij, si ndodhi ngjarja në Vlorë

DETAJE/ Ky është 16 vjeçari që vrau gjyshin e tij, si

Ky që shihni në foto është djali që vrau me plumb në kokë gjyshin e tij, Vangjel Kapllanin, emrin e te cilit kishte edhe vete, dhe më pas sajoi alibinë e grabitjes.

I riu, është vënë tashmë në pranga nga policia e Vlorës, gjatë marrjes në pyetje Vangjeli dha përgjigje kontradiktore, më pas ka pranuar se ai është autori i krimit.

Gjithçka nisi në kohën që ai ka tentuar t’i vidhte gjyshit paratë që kishte në banesë. Por, në atë kohë gjyshi e ka parë dhe mes tyre ka nisur sherri. Në sherr e sipër ai ka rrëmbyer pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë.

Më pas ka njoftuar ambulancën dhe policinë dhe ka treguar se e kishte gjetur të plagosur, duke thënë se në banesë mungonin paratë dhe gjyshi mund të ishte plagosur nga grabitësit. Autorësinë e krimit e pranoi sot rreth orës 04.00 të mëngjesit.