AKTUALITET, 27 Shkurt 2019, 22:45

Trump zgjedh sekretar për Europën një emër të njohur për shqiptarët

Trump zgjedh sekretar për Europën një emër të njohur

Pak ditë më parë dha dorëheqjen në mënyrë të papritur nga detyra sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane, Wess Mitchell. Dorëheqja e tij bëri që shumë njerëz të vinin në dyshim angazhimin e SHBA-vë në Europë.

Por kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk e ka vonuar emrin e pasuesit. Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se në vend të Mitchell do të vijë ish-ambasadori i SHBA-ve në Shkup, në vitet 2008-2011, Philip Reeker. Ai njihet si një diplomat i aftë dhe që njeh shumë qartë situatën në Europë dhe veçanërisht në Ballkan.

Reeker konsiderohet një diplomat këmbëngulës dhe njeh shumë mirë problematikat që ka rajoni i Ballkanit. Pas largimit nga Maqedonia në vitin 2011, Reeker punoi për 2 vjet në pozicione të larta në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në DASH.

Nga viti 2011 deri në vitin 2017, Reeker punoi si konsull i përgjithshëm i SHBA-ve në Milano. Nga viti 2018 deri tani ka punuar në komandën ushtarake amerikane për Evropë në Shtutgard të Gjermanisë.