AKTUALITET, 28 Shkurt 2019, 08:43

DETAJE/ Nipi vret gjyshin në Vlorë, si inskenoi ngjarjen e grabitjes

DETAJE/ Nipi vret gjyshin në Vlorë, si inskenoi ngjarjen e grabitjes

Mbrëmjen e djeshme u raportua se pas një grabitje në banesë, një 69-vjeçar në Vlorë ishte paraqitur me fraktura të shumta në kokë në spital.

Ndërkohë sot raportohet se i moshuari ka ndërruar jetë, dhe ai ka pasur një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në kokë.

Autori i vrasjes dyshohet se është nipi i tij, që për të fshehur krimin ngriti alibinë e grabitjes, dhe e dërgoi të moshuarin në spital. Mësohet se i riu ka shkaktuar rrëmujë në shtëpi, në mënyrë që të kamuflonte ngjarjen.

Pas kësaj ai ka marrë rolin e shpëtimtarit duke e dërguar të moshuarin në spital. Por pak orë pas krimit të rëndë ai është penduar dhe ka treguar në polici të vërtetën rreth ngjarjes.