AKTUALITET, 27 Shkurt 2019, 21:57

I futen në shtëpi dhe e plagosin, i moshuari gjendet nga nipi në…

I futen në shtëpi dhe e plagosin, i moshuari gjendet nga nipi

Një i moshuar rreth 70 vjeç është grabitur në lagjen Rilindja në Vlorë. I moshuari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, u gjet në banesën e tij i plagosur nga nipi.

Sipas News24, i nipi ka konstatuar se të moshuarit i mungon rreth 1 milion lekë të vjetra. Ndërkohë, i nipi rrëfen se shtëpinë e të moshuarit e kishte gjetur të hapur dhe më pas e kishte parë atë të gjakosur.

Ai ka njoftuar ambulancën duke bërë të mundur dërgimin e të moshuarit në spital. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.