AKTUALITET, 28 Shkurt 2019, 08:30

Zbardhet ngjarja e Vlorës, nipi vrau gjyshin e tij

Zbardhet ngjarja e Vlorës, nipi vrau gjyshin e tij

Ndërron jetë në spital i moshuari që u gjet mbrëmë i plagosur në banesë nga nipi i tij, i cili rezulton të jetë edhe autori i ngjarjes së rëndë.

I moshuari rreth 69 vjeç me inicialet V.K, ka ndërruar jetë pasi nuk i ka mbijetuar plagëve që kishte marrë. Ai ishte qëlluar me armë zjarri dhe i është gjetur plumb në kokë.

Madje, autori i ngjarjes është nipi i tij, personi që tha se e gjeti të gjakosur dhe ngriti alibinë e grabitjes.

Në polici pasi është marrë në pyetje, nipi ka pranuar se e ka vrarë, ndërkohë që të tjera detaje priten të dalin më vonë.

Në rrëfimin e parë pas ngjarjes, nipi ka treguar se kishte konstatuar se të moshuarit i mungon rreth 1 milion lekë të vjetra, ndërkohë, që ka rrëfyer se shtëpinë e të moshuarit e kishte gjetur të hapur dhe më pas e kishte parë atë të gjakosur.

Ai njoftoi ambulancën duke bërë të mundur dërgimin e të moshuarit në spital.