TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia greke ka goditur një bandë të trafikut të kokainës nga Amerika Latine.
Si pasojë e operacionit, janë sekuestruar 36 kg kokainë që vinte në Greqi në rrugë ajrore nga Brazili.
Droga ishte e fshehur në fruta ACAI (superfood). Nga aksioni i autoriteteve helene janë arrestuar gjashtë shtetas grekë, ndërkohë që kreu i organizatës dhe njëkohësisht financuesi i saj rezulton të jetë një shtetas shqiptar.
Aktualisht, ai është i arrestuar në Gjermani për trafik droge. Gjithashtu, është shpallur në kërkim një shtetas grek, i cili kontrollonte transportin dhe mendohet se fshihet në Amerikë Latine.
Gjashtë muaj më parë e njëjta organizatë ka trafikuar kokainë të fshehur në rroba.