TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentët kanë vijuar edhe sot protestat e tyre, ndonëse i gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut dhe të borës, ndërsa vijon bojkoti i mësimit. Ata u kanë kërkuar pedagogëve që të sensibilizohen me ta dhe të mos zhvillojnë mësim apo të mos marrin mungesa.
Mbrëmjen e sotme studentët janë mbledhur në ambientet e fakulteteve për të diskutuar lidhur me vijueshmërinë e protestës dhe formën e saj, ndërsa kanë denoncuar për “Faxweb.al”, se policia pa asnjë mandat dhe kanë kërkuar se sa kohë do të rrijnë studentët, ndonëse kjo nuk e parashikon askund rregullorja.
“Vazhdojnë diskutimet studentore në ambientet e fakulteteve në lidhje me vijueshmërinë e protestës dhe formën e saj.
Policia e shtetit pa asnjë leje dhe mandat hyn në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, UT.
Ata kërkojnë informacion se për ss kohë studentët do rrinë në fakultet. Në asnjë rregullore nuk përcaktohet orari i qëndrimit të studentit në fakultet.
A mos pushteti po lëviz për të penguar organizimin studentor?
A po i frikësohen idesë së ngujimit në fakultete, si formë radikalizimi të protestës studentore, pasi presioni ndaj KM do jetë më i madh këtë herë?”, – thuhet në mesazhin e mbërritur në redaksi.

(B.B/ Faxweb.al)