AKTUALITET, 9 Janar 2019, 22:22

Itali/ Makina e hedh disa metra, humb jetën shqiptari (Emri)

Itali/ Makina e hedh disa metra, humb jetën shqiptari (Emri)

Një 85-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali pasi është përplasur nga një automjet, gjatë kohës që po lëvizte në rrugë.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në rrugën “Fiorentina”, në afërsi të Pistoias.

Bëhet fjalë për shqiptari Simon Gjondrekaj, i cili u transportua menjëherë në spital por, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja. Makina e hodhi atë disa metra më tutje. Mjeti, i cili përplasi shqiptarin drejtohej nga një 74-vjeçar italian.