AKTUALITET, 9 Janar 2019, 20:13

Meta dekreton katër ministra të rinj, por ende nuk e ka dekretuar shkarkimin e Bushatit

Meta dekreton katër ministra të rinj, por ende nuk e ka dekretuar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ende nuk është i bindur plotësisht në dekretimin e shkarkimit të ministrit të Jashtëm, ende në detyrë, Ditmir Bushati, duke mbajtur pezull dekretimin e emërimit të Gent Cakajt, të propozuar nga Kryeministri Edi Rama.

Në të gjitha komunikimet publike, Meta ka deklaruar se po pret përgjigje nga institucionet, ndaj të cilave ai u ka nisur kërkesat që lidhen me integritetin.

Sot, Kreu i Shtetit ka dekretuar emërimin e katër ministrave: Elva Margariti, ministre e Kulturës; Besa Shahini, ministre e Arsimit, Sportit Dhe Rinisë; Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë, dhe Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

/TPZ.AL/