AKTUALITET, 15 Dhjetor 2017, 23:16

Vasili: Shqipëria nuk qeveriset me EULEX

Vasili: Shqipëria nuk qeveriset me EULEX

Shqipëria nuk qeveriset me EULEX. Me këtë përkufizim, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, u përgjigjet qëndrimeve të EURALIUS dhe OPDAT, të cilët kanë legjitimuar zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm.  Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Vasili thotë se mazhoranca refuzon të pranojë opinionin e Shërbimit të Monitorimit të Kuvendit që kërkon 84 vota dhe pranon opinionin klandestin të EURALIUS dhe OPDAT.  Për Vasilin këto janë elementët e një puçi kushtetues të mirëfilltë të konsumura me mjete shumë të errëta.

Vasili: Kam parë që edhe misione, EURALIUS dhe të tjerë kanë dhënë disa opinione. Kujt ja kanë dhënë? Ka një status të caktuar se kujt ja japin opinionet. Kam qenë Ministër i Drejtësisë. Nuk funksionon EURALIUS dhe OPDAT që kushdo që i kërkon opinone ia japin. Punon me institucione. Kryetari i Kuvendit thonë se nuk i është drejtuar EURALIUS dhe OBDAT, ai drejton Kuvendin. Presidenti i Republikës nuk ka një komunikim për këtë çështje. Nuk mund të kemi tabu, kemi histori dhe të mbështetjes pozitive nga EURALIUS, kemi dhe histori jo të mira. Shefi i EURALIUS është shkarkuar për shkak të drejtimit të dobët në kohën e reformës në drejtësi. Ka dritëhije të rëndësishme, serioze në punën e tyre. Në momentin që korpusi i ligjeve ku ëhstë dhe ky ligj u miratua , institucionet shqiptare marrin në dorë zbatimin e tyre. Çfarë është Shqipëria, përjetësisht i zbaton ligjet përmes EURALIUS dhë OPDAT? Shqipëria qeveriset me EULEX? Jo. Shërbimi i Monitorimit të Kuvendit thotë me 3/5, jo ai opinion nuk vlen, vlen ky opinioni klandestin i EURALIUS dhë OBDAT. Këto janë elementët e një puçi kushtetues të mirëfilltë të konsumura me mjete shumë të errëta dhe të zymta. Askush nuk  e ka zgjidhur dot kush i është drejtuar EURALIUS. Institucionet që udhëheqin ato i drejtohen.

Por a mundet Kryeprokurori i ri të mbyllë në një kohë kaq të shkurtër dosjet e nxehta të mazhorancës siç pretendon opozita?

Vasili: Të gjitha zgjedhjet e dyshimta ilegale, antikushteteuse dhe antiligjore bëjnë që kjo antikushtetueshmëri dhe abuzitivitet të shtrihet dhe në këtë institucion. Shkohet me shpresën që edhe nëse ky do të shkelte ligjet dhe do kërkoheshin shkarkimet e këtyre njerëzve, ne duke pasur mazhorancën do vazhdojmë ti mbrojmë përsëri.Çdo gjë është bazuar mbi dhunhën dhe fuqinë e numrave në Kuvend, jo mbi Kushtetutën e vendit. Kushtetuta ka rënë. Këta thonë me qetësinë më të madhe se janë puçistë, ska gjë përdorim një artificë në ligj.

 

Por a mundet Kryeprokurori i ri të mbyllë në një kohë kaq të shkurtër dosjet e nxehta të mazhorancës siç pretendon opozita?

 

Vasili: Të gjitha zgjedhjet e dyshimta ilegale, antikushteteuse dhe antiligjore bëjnë që kjo antikushtetueshmëri dhe abuzitivitet të shtrihet dhe në këtë institucion. Shkohet me shpresën që edhe nëse ky do të shkelte ligjet dhe do kërkoheshin shkarkimet e këtyre njerëzve, ne duke pasur mazhorancën do vazhdojmë ti mbrojmë përsëri.Çdo gjë është bazuar mbi dhunhën dhe fuqinë e numrave në Kuvend, jo mbi Kushtetutën e vendit. Kushtetuta ka rënë. Këta thonë me qetësinë më të madhe se janë puçistë, ska gjë përdorim një artificë në ligj.

 

 

Komisioni i Ligjeve nuk zëvendëson KLP

Të gjithë procesin, nuk ka asnjë dispozitë që i jep Komisionit të Ligjeve atributet të zëvendësojë KLP. Sot kemi një KLP të klonuar që është Komisioni i Ligjeve. Nuk ia ka dhënë kush këtë të drejtë. Mund t'ia jepnim nëse uleshim dhe të bënim ndryshimet përkatëse në ligjet përkatëse dhe Kushtetutë, nëse binim dakord po, por kush ia dha këtë të drejtë? Çfarë është kryetari i Komisionit të Ligjeve? Po i sfidoj, le të thonë cila është pika e Kushtetutës që thotë Komisioni i Ligjeve duhet të bëjë dëgjimin e kandidatëve. Duhet të shpallin vendin vakant, duhet të vënë një firmë që Adriatik Llalla, kryeprokurori që ishte në fuqi i mbaron mandati. Hapet një procedurë e vendit vakant, sot vendi është bosh. Sot nuk dimë në këtë situatë se kush është ai që do të shpallë të mbyllur vendin e Adriatik Llallës, kush do ta firmosë, me këtë hapësirë pa fund mund ta firmos dhe unë dhe ju? Pasi e shpallin këtë, kush është njeriu që merr drejtimin e procesit? Ku janë shkruar? Është rrëmbim kompetencash që nuk i kanë, çështë kryetari i komisionit të ligjeve, kush ja dha këtë të drejtë, ku e gjeti? Kushtetuta nuk ja dha, e vetëmori? Pretendojnë që EURALIUS dhe OBDAT i janë drejtuar? Kush? Thonë që kryetari i komisionit të ligjeve, se dhe ky është mister, si mund ti drejtohet kryetari i komisionit të ligjeve dy misioneve asistuese. Po u bëj pyetjen të tërëve, kush do të vërë firmën, më thoni njeriun që ka firmosur shkresën që Adriatik Llalla nuk është më Kryeprokuror i Shqipërisë?

Ngërçi shkak i mungesës së KLP

Në këtë rast zgjidhja e vetme është ti drejtohet ligji, bëhen ndryshimet përkatëse, këtë atribut psh e merr Petriti që është prokurori më i vjetër. Që në atë moment të gjitha veprimet që do vazhdojnë janë të ligjshme, të një prokurori të ligjshëm që ka autoritet të ligjshëm. Ky lind si një prokuror me ligjshmëri të cunguar totalisht, me thyerje të Kushtetutës. Si ka mundësi që ky njeriu që do të jetë çoban i ligjit, që ruan ligjshmërinë, do të çojë njerëzit para drejtësië, kur ky vetë lind në mënyrë të paligjshme. Është një problem shumë i rëndë sepse ne ndërtuam një reformë në drejtësi që do të ndërtonte një drejtësi të pavarur, të pa kapur dhe pa influenca politike. Sot procesin e kanë marrë të gjithë këta zotërinj që janë njerëz të politikës, deputetë. Reforma tha jo këta, do të jetë KLP, prokurorët me votim do të zgjedhin. Kaq autoritet i ka dhënë për të mos patur punë politika, sa në rast se prokurori nuk votohet me 84 vota ligji thotë se mbetet lista e KLP dhe ai që është klasifikuar i pari bëhet prokuror i përgjithshëm. Këta po konsumpojnë haptas një puç në kokë të Kushtetutës. Pse e ka bllokuar shoqëria civile KLP? Duhet të rregullojmë ligjin, vakanca sa do të zgjasë? Shoqëria civile me apo pa dashje mund ta zgjasë një vit, çfarë do të bëjmë? Një vit do të jemi me kryeprokuror të përkohshëm? Kjo është reforma në drejtësi, të marrim fshesën me korent të fshijë dhe pastrojmë dosjet. Reformën në drejtësi e mban gjallë dhe nuk e lë të vdesë zbatimi. Çdo ditë që pengohet apo fillojnë interepretimet, ajo fillon dhe vdes.