TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një lidhje për emisionin “Repolitix”, gazetari Doçi tha se kandidatja Arta Marku është kandidatja më favorite për të marrë postin e Kryeprokurotit të Përkohshëm, ndërsa deklaron një pasuri të natyrshme dhe normale, me tre pasuri të paluajtshme dhe dy apartamente banimi.
Arta Marku ka bashkëpunuar ngushtë me misionin e SHBA në Tiranë, OPDAT, gjatë 7 viteve të fundit. OPDAT asiston autoritetet shqiptare për hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi.
Kjo reformë mban vulën e OPDAT dhe EURALIUS.
Në vitin 2011, ka kryer një vizitë 3-javore në SHBA, me shpenzimet e OPDAT.
Në 2014, ka marrë pjesë në të gjitha takimet e OPDAT për drejtësinë, ku ka përfituar edhe një pagesë 21 084 lekë. Nuk duhet të harrojmë se amerikanët presin arrestimin e peshqve të mëdhenj të krimit dhe korrupsionit.
Pasuria
Shtëpi banimi në bashkëpronësi me prindërit, me sipërfaqe 55 m2, pjesa 1/3. Depozitë 2 milionë lekë. 2003.
Apartament banimi me sipërfaqe 103 m2, me vlerë 5 000 000 lekë. Kredi 67 milionë lekë. 2007
Apartament me sipërfaqe 60 m2, privatizim i banesës shtetërore, pjesë 25 %.
Kredi për blerje pajisjesh për shtëpi, 153 600 lekë.
Kredi për shtëpi, 2 700 000 lekë, 440 824 shuma e shlyer, detyrimi i mbetur 2 483 276 lekë.
Kredi afatgjatë për shtëpi, mbyllur kredia, 2 507 128 lekë.
Paga si prokurore, 1 238 813 lekë.