AKTUALITET, 11 Dhjetor 2017, 11:26

Vasili: Rama do të vjedhë kryeprokurorin, vendi në rrezik

Vasili: Rama do të vjedhë kryeprokurorin, vendi në rrezik

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar menjëherë pas mbledhjes së grupit të PS-së, për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Vasili thotë se Rama po kërkon të vjedh kreun organit të akuzës.

Postimi i plotë

Kryeministri do qe te vjedhe kryeprokurorin, shteti ligjor ne rrezik.

Ky kryeministri flet dhe thote: s'e paska qartësisht të drejtën ta zgjedhe prokurorin e përkohshëm.

Kush ia dha kete te drejte narkotrafikanteve? Ky nuk ka asnje te drejte as Kushtetuese as Ligjore.

Kuvendi i Shqiperise, sherbimi i tij juridik shpjegon qarte dhe me shkrim se duhen 84 vota.

Ku i ka kryeministri 84 vota?

Apo shpjegimet qe nuk i pelqejne nuk i mban mend, i mohon, i refuzon?

Ka konsensus te plote me opoziten dhe qe nga sot le te kthehemi ne Kuvendin e Shqiperise dhe te rregullojme ligjet e bera cope-cope nga ai dhe sufleret e tij, qe nuk flasin shqip.

Ndryshe, ne se e zgjedh vete kryeprokurorin, ky kryeminister shnderrohet perfundimisht ne bandit politik dhe mazhoranca e tij ne nje shumice kriminale antiligj dhe antishtet.

Ndaj ketij banditizmi ka vetem nje pergjigje: permbysje pa asnje hezitim me cdo mjet e menyre.

Shteti ligjor ne rrezik, kjo eshte emergjence kombetare!

TPZ.AL