AKTUALITET, 3 Prill 2018, 13:43

VIDEO/ Tension te Drejtoria e Policisë, qytetari hyn mes protestuesve, debati dhe thirrjet që u dëgjuan

Protesta e sotme para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku familjarë të të arrestuarve kërkojnë lirimin e tyre, është shoqëruar me tensione.

Protestuesit janë irrituar, bërtitur me tone të larta dhe janë shprehur: ‘Nuk jemi kriminelë, lironi të arrestuarit’.

Madje disa prej protestuesve iu drejtuan edhe punonjësve të policisë, duke u kërkuar këtyre të fundit të hiqnin uniformën dhe të bashkoheshin me ta në protestë.

Ndërsa protestës i bashkohen herë pas here edhe deputetë të opozitës.

Sic e dëgjoni edhe në video, i moshuari debaton fillimisht me protestuesit, ndërsa në një moment dëgjohet të thotë: “Komuna do të thotë fronti i popullit bashkëpronar, prandaj duhet të heqim dorë…”.

Por protestuesit nuk e dëgjojnë e bërtasin në kor: “Poshtë komunizmi, “Rama ik”, “Farë e keqe”, “Te sheshi, te sheshi e hodhëm qelbësirën”.

protest tensionprotest tension2protest tension3