AKTUALITET, 1 Tetor 2018, 23:14

Vasili i përgjigjet Xhisielës: Intervista nuk u montua, na u lute të mos e transmetonim sepse...

Vasili i përgjigjet Xhisielës: Intervista nuk u montua, na u lute

Gazetarja Eni Vasili i është përgjigjur Xhisiela Malokut, pas deklaratës së saj se intervista në Top Channel ishte e montuar, edhe pse ajo nuk e ka parë sepse po intervistohej në TV Klan, në momentin kur në Top Channel po shfaqej intervista. Xhisiela Maloku pretendon se intervista e saj ishte nxjerrë nga konteksti dhe se persona të tjerë bënin pytje përveç Eni Vasilit.

Gazetarja thotë se intervista nuk është montuar dhe se Xhisiela Maloku ka kërkuar të mos transmetohej, duke u lutur që intervista të mos i shfaqej publikut. Vasili thotë se kjo ka ndodhur sepse në intervistë u thanë gjëra të vërteta, duke nënkuptuar se vajza tha gjëra të cilat e bëjnë të pabesueshme tërheqjen e dëshmisë së saj të mëparshme.

“Ishte intervistë e papërgatitur. Më vonë na ka marrë në telefon dhe na ka thënë që të tërhiqnim intervistën. Me këtë intervistë publiku do të kuptojë shumë gjëra. Unë i kam thënë në mbyllje të intervistës që për çdo gjë që ka nevojë, numrin tim të telefonit e ka. Xhisiela është lutur që të mos jepet kjo intervistë. Në këtë intervistë u thanë disa të vërteta që kush di i lexon.”, tha Eni Vasili.

LEXO EDHE:

http://www.tpz.al/2018/10/01/cudit-xhisiela-intervista-ne-top-channel-eshte-montuar-e-kane-nxjerre-jashte-kontekstit/

/TPZ.AL/