AKTUALITET, 28 Shkurt 2019, 12:00

Vasili: Eurodeputetët turistë politikë, kanë vështrim të turbullt

Vasili: Eurodeputetët turistë politikë, kanë vështrim

Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së delegacionit të PE në Tiranë për situatën politike.

Vota në Shqipëri është blerë nga krimi dhe fajtorët i njeh gjithë Shqipërisë. Çudi që zyrtarët e BE s’kanë dëgjuar për dosjen ‘339’, e cila mbahet e bllokuar.

Unaza e re është një skandal ndërkombëtar. Nuk e shohin zhytarët e BE-së, kanë shikim të turbulluar, por ne do mundohemi tua qartësojmë shikimin.

Asnjë standard që është i papranueshëm për Evropën nuk mund të jetë i pranueshëm për Evropën. Korrupsioni siç luftohet në Gjermani do të luftohet edhe në Shqipëri.

Opozita do ketë gjithmonë një shami në dorë për të pastruar sytë e turbulluar të eurodeputetëve”- tha Vasili.