AKTUALITET, 28 Shkurt 2019, 11:06

Fleckenstein: U zhgënjeva nga Kryemadhi sepse tha, nëse nuk kuptoni është puna juaj

Fleckenstein: U zhgënjeva nga Kryemadhi sepse tha, nëse nuk kuptoni

Raportuesi për Shqipërinë në parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp tha se është ndjerë shumë i zhgënjyer nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pasi ajo tha se këtu është i nevojshëm ndryshimi i qeverisë, dhe se nëse ndërkombëtarët nuk e kuptojë këtë, ky nuk është problemi ynë.

Ne e bëmë të qartë, se ne i kuptojmë argumentet e Bashës, por edhe sikur opozita të ketë tërësisht të drejtë për akuzat, bojkotimi i Kuvendit, nuk është zgjidhje e problemit dhe në fund dëshiroj të them që u befasova, u çudita shumë por edhe u zhgënjeva shumë nga kryetarja e LSI-së, pasi ajo tha vetëm një fjali, në fund të takimit, e kanë marrë vendimit që në Shqipëri ka nevojë për ndryshim pushteti për shoqërinë dhe vendin e në rast se evropianët nuk e kuptojnë ky nuk është problemi i tyre, ky është një mesazh i qartë dhe besoj se ata në Bruksel që marrin vendime dhe ata që janë në Shqipëri duhet të kuptojnë se në cilën anë gjendet secili.” – u shpreh Fleckenstein.