TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shkrim i bërë publik nga britanikja “The Sun”, tregon ndër të tjera se shumë banorë kanë frikë për jetën e tyre pasi vala e dhunës po përhapet në destinacione turistike, duke përfshirë Benidorm, Malaga, Marbella dhe Estepona.
Nga ana tjetër policia tregon lehtësinë me të cilën kriminelët mund të fshihen në pronat e mëdha anonime të banimit, të cilat janë aq të zakonshme në zonat e Kosta del Sol si një nga atraksionet.
“Unë mendoj se jemi në një spirale të dhunës, e cila vetëm sa do të përkeqësohet. Bandat po përdorin bomba”, ka tnënë Ignacio Carrasco, sekretar i përgjithshëm i shoqatës së Gardës Civile në Malaga.
Shifrat e Ministrisë së Brendshme spanjolle tregojnë se në vitin 2016 kishte 440 grupe të regjistruara të krimit të organizuar në mbarë vendin – viti i fundit për të cilin janë në dispozicion shifrat zyrtare.
Ndërsa mbi 100 grupe të krimit të organizuar janë të bazuara në dy qytetet më të mëdha të Spanjës dhe Barcelonës, Malaga – së bashku me krahinën fqinje të Cadizit dhe krahinat bregdetare të Valencias dhe Alicante, operojnë rreth 51-100 grupe kriminale.