TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Inspektorati i Mjedisit në Elbasan ka ushtuar një aksion të befasishëm në zonën e ish-kombinatit Metalurgjik. Pas denoncimit të qytetarëve, Inspektorati ka kapur mbrëmjen e sotme duke punuar rafinerinë e naftës.
Mësohet se kësaj rafinerie i është pezulluar leja mjedisore disa ditë më parë për shkak të derdhjes në mjedis të ujerave të ndotur. Ndërkohë, kryeinspektori Enver Shkurti pohoi se rafineria punonte jashtë ligjit.
“Aktiviteti i saj është pezulluar deri në plotësimin e kushteve mjedisore. Do të merren masa te menjëhershme administrative”, tha kryeinspektori.