AKTUALITET, 26 Maj 2018, 19:44

Valbona Selimllari shfaqet për herë të parë pa make up në emision dhe të gjithë ngelëm pa fjalë

Valbona Selimllari është konsideruar gjithmonë si ikona e bukurisë shqiptare. Në çdo dalje të saj në publik jemi mësuar ta shikojmë të kuruar deri në detaje dhe me një pamje të freskët me të cilën sfidon edhe 20-vjeçaret.

Mbrëmjen e sotme Valbona do të jetë e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, ku do të shfaqet për herë të parë më natyrale se kurrë. Në një video të postuar nga moderatorja e emisionit, Rudina Dembacaj në Instagram, Valbona shfaqet pa pikë make up-i dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

“Ua, se këtë gjë nuk e kam bërë asnjëherë, që të jem kështu. Megjithatë do shikoni ndryshimin”, thotë Valbona në video dhe vazhdon të bëjë make up-in para kamerës.

 

Mund të themi me siguri se si e grimuar, si e pa grimuar ajo është dhe do të mbetet ikona e bukurisë së femrës shqiptare.