TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Çdo orë që kalon, pas tërmetit të fuqishëm që shkundi Shqipërinë dhe la qindra banorë të mes të rrugës, shtohet edhe doza e propagandës së autoriteteve shtetërore. I gjithë aksioni i shtetit për të ndihmuar qytetarët, po zhvillohet live, me kamera dhe fotografë që dokumentojnë, çdo shtrëngim duarsh dhe bisedë, me banorët që janë në pikë të hallit.
Pas kthimit nga Frankfurti, Kryeministri ka zhvilluar një numër të madh mbledhjesh me qeverinë dhe struktura të ndryshme, të transmetuara live për publikun, ku ai jep porosi të ndryshme, ndan lavdërime, por edhe kritika. Paradite ai vizitoi edhe disa banorë, që e kaluan natën nëpër tenda. E gjithë shfaqja u transmetua live në ERTV, por edhe në të gjithë kanalet informative. "Shpëtimtari" zbriti në terren me kamerat ndezur, mori qindra duartrokitje, puthje, përqafime, lavdërime dhe urata.
Nuk mbetet pas edhe kryebashkiku Veliaj, që e ka ndezur kamerën disa herë gjatë ditës së sotme dhe në këto momente po zhvillon një mbledhje me shtabin e emergjencave të Tiranës, edhe kjo e transmetuar e gjitha LIVE, në të gjithë kanalet informative.
Pjesa tjetër e ministrave, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive, që nuk mbartin të njëjtën rëndësi, si dy personazhet e lartpërmendur, janës shfaqur nëpër fotografi, duke takuar qytetarët dhe inspektuar dëmet e tërmetit.
E gjithë kjo shfaqje e shëmtuar, është në fakt propagandë me fatkeqësinë, orë të tëra shfaqje televizive, për t'u mbushur mendjen të gjithëve, se shteti është në gatishmëri të plotë. Por ende nuk kemi dëgjuar një analizë serioze të dëmeve që ka shkaktuar tërmeti, kostot financiare, planin e shtetit dhe qeverisjes lokale për të ndihmuar qytetarët dhe çfarë është më e rëndësishme, masat që po merren në rast se një ngjarje e tillë përsëritet.
Qeveria e spektaklit dhe propagandës, po sillet njëlloj, si disa muaj më parë, kur dekonspiroi, u tall dhe qesharakëzoi, një paralajmërim të kreut të shtetit, për ngjarje të tilla. / TPZ.al /
Në foto: Kryeministri, ministra dhe deputetë, duke qarë hallet e popullit LIVE: