AKTUALITET, 28 Shtator 2019, 20:55

Vajza e Sonila Meços një kopje e prindërve të saj, ja çfarë bëri vogëlushja këtë fundjavë

Vajza e Sonila Meços një kopje e prindërve të saj, ja
Nëse të gjithë janë duke e kaluar fundjavën larg ambienteve të punës, Sonila Meço sapo na zbuloi se vajza e saj ka preferuar ta takojë në zyrë këtë të shtunë. “Kur për fundjavë nuk do shëtitje, por të bësh kontroll të plotë në zyrën e prindërve: Ta kem të qartë se ku jeni ju, kur me thoni për 5 minuta vijmë”, ka shkruar Meço krah fotos ku shfaqet vajza e ulur në tryezën e punës. Me siguri ky duhet të jetë një nga momentet më argëtues kur e vogla zgjedh të ‘kontrollojë’ angazhimet e prindërve të saj. Sonila ka theksuar gjithashtu se vajza është një kopje e mamit dhe babit. Prej kohësh gazetarja e njohur ndan shpesh me ndjekësit në rrjetet sociale momentet më të bukura pranë dashurisë së saj më të madhe, vajzës e cila rritet çdo ditë edhe më shumë./revistawho