AKTUALITET, 5 Shkurt 2019, 17:58

"Unaza e Madhe", banorët paralajmërojnë Ramën: Anullo projektin korruptiv, ose...

"Unaza e Madhe", banorët paralajmërojnë Ramën:

Banorët e “Astirit” vijojnë protestat e tyre kundër shembjes së banesave dhe bizneseve të cilat preken nga projekti i “Unazës së Madhe”, ndërsa tashmë kanë kaluar më shumë se tre muaj në rrugë.

Banorët kërkojnë tashmë jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100%, por edhe anullim të plotë të projektit, pasi, sipas tyre, ai është korruptiv.

Ata paralajmëruan Kryeministrin Edi Rama se, nëse ai dhe autoritetet do të tentojnë të prekin pronën e tyre, do të përballen me rezistencë të fortë, ndërsa i kanë kërkuar Ramës të tërheqë projektin ose do të përballet me ta.

Më tej, ata i bënë thirrje opozitës që të marrë frenat në dorë dhe të organizojë qytetarët kundër kësaj qeverie. Po ashtu, ata i bënë thirrje policisë që të mos guxojë që t'u afrohet shtëpive të tyre, pasi do t’i mbojnë me gjak.

Në përkrahje të tyre kanë shkuar edhe deputetët e opozitës, të cilët vijojnë t’i bëjnë thirrje kryeministrit të tërhiqet nga projekti.