TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit kanë entuziazmuar padyshim shumë tifozët shqiptarë, por padyshim më krenarë në momentin kur ata kanë dërguar topin në rrjetë kanë qenë njerëzit e tyre më të dashur, familjarët e tyre.
Pamjet se si është përjetuar në shtëpinë Xhaka këto momente emocionuese të ndeshjes Zvicër-Serbi janë pasqyruar në rrjetet sociale nga vëllai i futbollistit, Taulant Xhaka.
Në sfond dëgjohen ulërima dhe brohoritje, ndërsa mes entuziazmit, shfaqet Taulant Xhaka që puth ekranin e televizorit ku shfaqej futbollisti që përfaqëson Zvicrën, Granit Xhaka. Mesfushori i Kombëtares shfaqet sërish te goli i dytë i realizuar për zviceranët, teksa mbulohet nga festimi i çmendur i shokëve të tij.