TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zvicra ka fituar në ndeshjen e sotme ndaj Serbisë, duke e mbyllur takimin në shifrat 2-1. Autorët e golave për zviceranët ishin dy futbollistët shqiptarë, Xhaka dhe Shaqiri.
Të dy futbollistët kanë festuar me shqiponjë pas realizimit të tyre, ndërsa për t’u veçuar ishte edhe shpërthimi i Shaqiri pas vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit.
Menjëherë është vënë në pah grinta e madhe e mesfushorit të Stoke, i cili ka festuar me gjithë pjesën tjetër të skuadrës golin e realizuar dhe suksesin e arritur në përfundimin e takimit.
Gjithashtu ka pasur vend edhe për lot gëzimi te futbollisti shqiptar, që me golin e realizuar në minutat e fundit ka hedhur një hap të sigurtë për kualifikimin nga grupet e Botërorit.