TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas shirave të shumtë të orëve të fundit, situata paraqitet shumë problematike në Fushë-Krujë. Mësohet se lumi Derven ka dal nga shtrati, duke përmbytur kështu 1500 familje. Sakaq e pakalueshme është rruga Fushë Krujë-Milot pasi asfalti është çarë dhe është shembur ura e Drosë.
Ndërkohë mësohet se uji ka hyrë në katet e para të banesave dhe njerëzit kanë hipur në katet e dyta në Fushë-Krujë. Është hera e dytë që qyteti i Fushë-Krujës përmbytet. Në Derven dhe disa zona të tjera niveli i ujit ka arritur deri në 2 metra. Vetëm në fshatin Feminë janë 50 familje që kërkojnë ndihmë. Ndërkohë, aksi Fushë Krujë-Vorë është i kalueshme me vështirësi. Sakaq, në shumë zona mungon energjia elektrike.