AKTUALITET, 1 Dhjetor 2017, 12:31

Dilema e zv.kryeministrit të Kosovës, me cilët nga mercedesët luksozë të udhëtojë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka një dilemë jo të zakonshme nga ne të tjerët . Ai ka dilemën se kë makinë do të zgjedhë për të udhëtuar, pasi ka plot 9 automjete për nën zotërim.

Sipas deklarimit zyrtar që Pacolli ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ai zotëron 8 vetura dhe 1 avion.

Në delklarimin që ka bërë, kryetari i AKR-së, markën e tij të preferuar ka  Mercedesin. Pacolli ka 6 automjete të kësaj marke.

Mercedes GI 450, Mercedes ML 500, Mercedes SL 600, Mercedes G55L, AMG, Mercedes S 600, Mercedes GL, janë tipet e veturës Mercedes që Pacolli i ka në pronësi.

Ai zotëron edhe një Toyota Van dhe VW Van. Të gjitha këto vetura i ka deklaruar në emrin e tij personal.

Gjithashtu Pacollizotëron  edhe një avion privat, Avion Challanger CL 604 B&A Aviation,  dhe sipas tij ky avion ka çmimin prej 9 milionë e 900 mijë euro.

Zëvendëskryeministri ka deklaruar se të gjitha këto automjete i ka blerë me pasuri të fituar jashtë Kosovës.

[gallery columns="1" ids="29039,29038,29037"]