TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Apel për ndihmë vjen nga Fushë-Kruja, ku situata paraqitet shumë problematike. Mësohet se lumi Derven ka dalë nga shtrati, duke përmbytur kështu 1500 familje. Sakaq e pakalueshme është rruga Fushë Krujë-Milot pasi asfalti është çarë.
Mësohet se tre lagje janë përmbytur nga reshjet e dendura. Mësohet se uji ka hyrë në katet e para të banesave dhe njerëzit kanë hipur në katet e dyta në Fushë-Krujë. Është hera e dytë që qyteti i Fushë-Krujës përmbytet.
Në Derven dhe disa zona të tjera niveli i ujit ka arritur deri në 2 metra. Ka shumë familje që kërkojnë ndihmë. Vetëm në fshatin Feminë janë 50 familje që kërkojnë ndihmë. Ndërkohë, aksi Fushë Krujë-Vorë është i kalueshme me vështirësi. Në shumë zona mungon energjia elektrike.