TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Jemi të zhytyr në ujë dhe nuk kemi asnjë ndihmë nga askush, ju lutem na ndihmoni, një nga pjesëtarët e familjes sime është pickuar nga gjarpri”.
Nuk kanë mjaftuar përmbytjet, mungesa e energjisë elektrike dhe i ftohti për një familje në Murqan të Fushë-Krujës.
Një familje ka raportuar në tvklan.al se një prej pjesëtarëve të shtëpisë është pickuar nga gjarpri, teksa ka qenë duke lëvizur orenditë e shtëpisë të cilat janë nën ujë.
Kryefamiljari i bën apel të gjithë autoriteteve lokale që t’i vinë në ndihmë pasi situata në Muriqinë është shumë e rënduar dhe janë të izoluar.