AKTUALITET, 8 Janar 2019, 09:24

U vra nga i ati, mbërrin sot në Berat trupi i pajetë i Anxhelina Petro

Trupi i pajetë i 28-vjeçares Anxhelina Petro, e cila u vra në Korfuz të Greqisë nga i ati do të mbërrijë sot në atdhe.

Mediat greke kanë bërë me dije lajmin se, trupi i 28-vjeçares do të prehet në Berat.

Anxhelina u vra nga i ati, i cili e qëlloi me një shufër hekuri pasi refuzonte lidhjen e saj me një afgan. Në polici ai është shprehur i penduar për krimin.