TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një letër, të mbërritur në redaksinë e portalit FaxWeb.al nga një student i fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit shkruhet se, studentët e këtij fakulteti duhet të paguajnë tarifën e plotë të shkollimit deri me datën 28.01.2019.
“Njoftohen studentët e ciklit të parë të studimeve, Bachelor dhe Master Shkencor dhe Profesional të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, të bëjnë pagesën e tarifës së shkollimit deri më datën 28.01.2019,” shkruhet në njoftimin që studenti pretendon se i është dhënë nga fakulteti ku ai studion.
Më tej, në njoftim shkruhet: “Studentët e vitit 1,2,3 Bachelor do paguajnë vlerën e plotë të Tarifës së Shkollimit, sipas programit të studimit përkatës”.
Përmbajtja e këtij njoftimi bie hapur ndesh me deklaratat e kryeministrit, Edi Rama i cili është shprehur tarifat për nivelin “Bachelor” janë përgjysmuar.
Njoftimi që ka dërguar studenti:
