AKTUALITET, 7 Janar 2019, 20:35

Televizioni gjerman “ZDF” kronikë për protestën e studentëve në Shqipëri

Televizioni gjerman “ZDF” kronikë për protestën e

Televizioni gjerman ‘ZDF’, ka pasqyruar në edicionin e lajmeve të orës 19:00, protestën e studentëve në Shqipëri, të cilët kanë për më shumë se një muaj që kërkojnë plotësimin e tetë kërkesava nga qeveria.

Në raportimin e bërë, ‘ZDF’ i ka kushtuar studentëve një kronikë të gjatë ku thuhet se ata kërkojnë kushte më të mira, dhe në mbështetje të tyre është i gjithë populli shqiptar.

Në kronika tregohen pamje nga protesta e cila tashmë zhvillohet para kryeministrisë, por dhe kushtet e këqija të konvikteve.

“Protestuesit kërkojnë kushte më të mira dhe kanë popullin me vete”, ky ishte titulli i lajmit në ‘ZDF’ sa i përket protestës studentore.

Kliko për të parë kronikën në ZDF