AKTUALITET, 7 Janar 2019, 22:19

Merr flakë makina në ecje e sipër, shpëton mrekullisht shoferi

Merr flakë makina në ecje e sipër, shpëton mrekullisht

Merr flakë në ecje e sipër një automjet në lagjen “15 tetori” në Fier në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”. Makina është djegur në pjesën e përparme të saj.

Mesa duket edhe nga pamjet, flakët në automjetin e llojit Golf 4 me targa AA 432 AC, janë fikur nga zjarrfikësit të cilët kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit që udhëtonte i vetëm nuk ka pësuar lëndime, pasi ka zbritur sapo ka pikasur flakët.

Njoftimi i policisë:

Në datën 07.01.2019, rreth orës 21:25, në lagjen “15 Tetori” Fier, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E.M, në ecje e sipër ka marë flakë. Paraprakisht dyshohet të ketë pasur difekt në motorrin e mjetit. Në vendin e ngjarjes janë dërguar shërbimet e policisë dhe zjarrëfiksja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.