TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar është dënuar me 12 muaj burg në Angli. Mediat vendase raportojnë se bëhet fjalë për 39-vjeçarin Shpëtim Hysenlikaj, i cili qëndronte ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.
Shqiptari akuzohet për rritje dhe kultivim të lëndëve narkotike, kryesisht kanabis në zonën e Gloucester. Prokurori i çështjes, Brendan Moorhouse, është shprehur se çdo dhomë e shtëpisë ishte konvertuar dhe shërbente për prodhimin dhe rritjen e kanabisit.
Policia britanike arrestoi shqiptarin nëntorin e vitit të kaluar, ndërsa gjatë kontrolleve atij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mbi 160 rrënjë kanabis, i cili ishte në faza të ndryshme të zhvillimit. Sipas përllogaritjeve, nëse droga do të dilet në tregun e zi kapte shifrën e 132,720 euro.
Në gjykatë, avokati mbrojtës tha se shqiptari punonte si “kopshtar” dhe vështirësitë për të përballuar jetesën e detyruan të ndërmarrë këtë rrugë.
“Ai është një shqiptar që erdhi këtu verën e vitit që lamë pas. Ai nuk kishte mundësi të punësohej. Në këto kushte nuk kishte mundësi të mbulonte shpenzimet e jetesës. Për këtë arsye u detyruar që të punonte aty dhe të siguronte një strehë. Anëtarë të tjerë të komunitetit shqiptar e shfrytëzuan. Duke qenë në një situatë të vështirë, ai ishte përdorur”, tha avokati.
Por pavarësisht deklaratës mbrojtëse nga ana e avokatit, gjykatësi ishte i prerë duke thënë se 39-vjeçari nuk ishte i mitur që të përdorej nga të tjerët dhe se pretendimet e tij nuk qëndrojnë.
“Ai nuk është i mitur që të përdorej nga të tjerët. Pas përfundimit të dënimit ai do të dëbohet nga Britania si një kriminel i huaj”, theksoi ai.