AKTUALITET, 8 Janar 2019, 09:16

VIDEO/ I vihet dryni derës te Bujqësori, policia ndalon studentin: Je për ndjekje penale

VIDEO/ I vihet dryni derës te Bujqësori, policia ndalon studentin: Je

Duke sfiduar temperaturat e ulëta dhe thirrjet e pedagogëve për t’u kthyer në auditorë, studentët edhe sot rikthehen ne proteste masive për arsim më të mirë e më të lirë.

Ashtu si edhe një ditë më parë, edhe mëngjesi i sotëm i ka gjetur disa nga dyert e fakulteteve me zinxhirë dhe dryn.

Kështu ka ndodhur edhe tek Bujqësori në Tiranë.

Por, në momentin që studentët i kishin vënë drynin derës dhe disa të tjerë prisnin jashtë, ka mbërritur policia, e cila është përfshirë në debat me studentët që kishin mbyllur derën.

Si e ke emrin, kartë identiteti a ke? Do të raportoj dhe do shoqërohesh, ti ke të drejtë të protestosh sa të duash e ku të duash, por jo ti vesh kyçin derës, është e kundraligjshme”- dëgjohet të thotë polici, ndërkohë që disa u përgjigjën “Jemi shumë, nuk e ka bërë vetëm një, e kemi bërë të gjithë”.

Ndërkohe që një nga studentet i kërkon bazën ligjore për shoqërimin.

Ti do më shoqërosh, më thuaj mbi çfarë baze ligjore, ku thuhet që kjo është e kundraligjshme, veprimi është simbolik”- thotë studenti.