Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke folur për "Ora News" me gazetaren Beti Njuma, trajtoi tema të aktualitetit politik.

Berisha: Sot ka një përpjekje për të ngushtuar liritë. Studentët janë në rrugë, sepse liria akademike është asgjesuar.

Ky revolucion është një revolucion social dhe i tillë po dëshmohet. Ai filloi për një gjobë.

Në këtë kontekst, unë e ndjek me simpati këtë lëvizje të mençuar, qytetare. Këta janë një gjeneratë shumë interesante.

Këta rrëzuan qeverinë faktikisht. Por për këta, ky nuk ishte një akt madhor. Në shqiptarët pëlqejmë kokat e turkut, por gjeneratat e tyre nuk e kanë këtë.

Rama është një i sëmurë psikik që nuk përmbahet dot dhe e tregon veten në mënyra të ndryshme. Ai nuk di ku të shkojë. I tha studentit në  Vlorë se i kam paratë e emigracionit. Tani që sarajet po bëhen gjithë e më të mëdhaja, tani ai nuk di ku të futet. Këta janë të përfshirë në transaksione të tmerrshme.

Ky solli në qeveri hiçin negativ. Ia dha financat një personi që falimentoi fondin, vetëm sepse është shoqëri e Madam Bashës.

Mori Belindën që kalonte Riformaton për transportin e drogës.

Emërimi i ministrit të Jashtëm

"Ky njeri vihet sepse është mbështetës i projektit të ndarjes së Kosovës. Unë nuk kam asnjë paragjykim prej krahinës, por ky zotëri përfaqëson më shumë se këdo tjetër Beogradin, Baton Haxhiun, theksoi Berisha.

Rama ka filluar të ketë frikë nga Basha

"Rama ka filluar të ndjejë frikën e Lulzim Bashës. Duket sikur ndihet komod me Bashën, por ai ka filluar të ketë frikë nga Basha", tha Berisha.

 

/Ora News.tv/