AKTUALITET, 27 Gusht 2019, 23:22

Atentati me vdekje në Tiranë, reagon policia

Atentati me vdekje në Tiranë, reagon policia

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën "Xhanfize Keko", në zonën e Xhamllikut. Një person është qëlluar për vdekje në makinë dhe më pas autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Viktima është shtetasi me emrin Santiago Malko, ish punonjës policie. Viktima është ende brenda makinës ku e eleminua, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit.

NJOFTIMI I POLICISË

Tirane

Njoftim paraprak

Sonte rreth ores 22:20 minuta, ne rrugen "Xhanfize Keko", persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri drejt nje automjeti ne levizje tip "BMW". Per pasoje ka humbur jeten nje i ri, 26-vjeçari S.M.

Autoret dyshohet se jane larguar ne drejtim te fshatit Ferraj, ku dhe kane djegur mjetin e tyre, tip "Mercedes Benz".

Sherbime te shumta policore kane ngritur disa pika kontrolli ne kryeqytet dhe jane vene ne ndjekje te autoreve.

Nderkohe ekspertet e kriminalistikes po mbledhin prova ne vendngjarje, qe do te ndihmojne hetimin.

Policia ka nisur te shoqeroje persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e krimit.

Specialiste nga Sektori per Krimet e Renda ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane jane angazhuar si pjese e grupit te posaçem hetimor per zbardhjen e ngjarjes dhe venien para pergjegjesise ligjore te autoreve.

Policia e Shtetit fton kedo qe ka dijeni per rrethanat e krimit te telefonoje falas ne numrin 112!