AKTUALITET, 7 Janar 2020, 12:57

U qëllua me snajper/ Detaje të reja nga vrasja e biznesmenit në Mirditë, dyshohet nga vrasës profesionistë

U qëllua me snajper/ Detaje të reja nga vrasja e biznesmenit në


Biznesmeni Kastriot Reçi, pronari i televizionit lokal në Lezhë Media+ dyshohet se është ekzekutuar me snajper. News 24 raporton se në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një plumb.

Për shkak të precizonit të vrasjes, grupi hetimor dyshon se ekzekutimi është bërë nga vrasës profesionistë dhe se autori i ka ditur mirë lëvizjet e viktimës.

Kastriot Reçi, 47 vjeç u qëllua sapo doli nga lokali i tij në Rrëshen.

Dyshohet se vrasja është bërë për hakmarrje dhe se ka lidhje me veprimtarinë kriminale të 47-vjeçarit dhe vëllait të tij Gaspër Reçi, i vrarë në prill të 2017 në Itali./BW