TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak ditë pas deportimit të mësuesit turk Harun Çelik nga Tirana, të njëjtin fat mund të ketë dhe një tjetër gylenist.
Bëhet fjalë për shokun e Çelik, Selami Simsek i cili është arrestuar në të njëjtën ditë në Rinas, duke u përpjekur që të kalonte në pikën kufitare të Rinasit me pasaportë kanadeze të falsifikuar.
Simsek dyshohet se ka kërkuar azil politik në Shqipëri, duke ndjekur të njëjtën procedurë si miku i tij i deportuar në Turqi, ndërsa pritet që të ketë seancën e parë në Gjykatë në datën 15 Janar, me gjyqtar Ahmet Metaliaj.
Gjatë ditës së sotme avokati i Çelik, Alban Bengazi, i ka kërkuar informacion Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit ku kërkon të njihet me procedurën e deportimit apo dëbimit që ka marrë kjo drejtori, apo institucioni i Ministrisë së Brendshme.
Në një komunikim për Fax News, Bengazi ka folur dhe për fatin e Simsek, duke thënë se do të kërkojë shtyrjen e seancës në 15 Janar.
“Në 15 Janar do kërkoj shtyrjen e seancës për Selami Simsek, i cili është i akuzuar për falsifikim dokumentesh.
Dosja për Simsek është ndarë nga Harun Celik pasi janë kapur veçmas në Rinas. Akuza ndaj Simsek e ngritur nga prokurorja Anila Galanxhi. Kam dyshime se Simsek do ketë të njëjtin fat si Celik”, është shprehur avokati.