TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me vrasjen e Kastriot Reçit, të vrarë në një atentat paraditen e sotme në Rrëshen.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta, ndërsa po hetohet për të identifikuar autorët.
Reçi njihet si biznesmen dhe pronari i një televizioni lokal në Mirditë.
Policia Mirditë/ Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.