TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Granit Xhaka mbetet i njëjti.
Sikur të mos mjaftonin përplasjet me tifozët, mesfushori shqiptar i kombëtares së Zvicrës tregon edhe njëherë temperamentin e vështirë. 27-vjeçari është kapur edhe me shokun e skuadrës, Rob Holding.
Gjithçka ndodhi në ndeshjen e fituar të FA Cup nga Arsenali kundër Leeds United, me Xhakën që u revoltua së tepërmi me Holding për një pasim të pasaktë të dhënë nga ky i fundit.
Për të qetësuar gjakrat menduan shokët e tjerë të skuadrës dhe kundërshtarët, të cilët nuk lejuan që sherri të agravonte më tej.
Xhaka është në ditët e fundit te Arsenal, pasi kohët e fundit ka marrë një ofertë nga klubi gjerman i Hertha Berlin.